Shkolla e Mesme e Ulët

Cikli i avancuar:
  • Klasa e 6-të: 11 deri në 12 vjeç
  • Klasa e 7-të: 12 deri në 13 vjeç
  • Klasa e 8-të: 13 deri në 14 vjeç
  • Klasa e 9-të: 14 deri në 15 vjeç

Viti i klasës së 6-ë ka si qëllim konsolidimin e njohurive themelore të marra në shkollën fillore dhe njohjen e nxënësve me lëndët dhe metodat specifike të arsimit të mesëm.

Në klasat 7, 8 dhe 9, nxënësit kalojnë në ciklin e avancuar, i cili u mundëson atyre të thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në fusha të ndryshme. Çdo nxënës përgatitet gradualisht për integrimin e ardhshëm në botën ekonomike dhe profesionale.

Në klasën e 7, nxënësit fillojnë të mësojnë një gjuhë të re të huaj: spanjisht ose gjermanisht.

Viti i klasës së 9-të gjithashtu ofron mundësinë për të marrë pjesë në një praktikë. Në fund të vitit, nxënësit bëjnë provimin për diplomën kombëtare: Diplôme National du Brevet.

Lëndët në shkollën e mesme e ulët janë të strukturuara në disiplina:
  • Frëngjisht
  • Matematikë
  • Histori-Gjeografi
  • Edukim Moral dhe Qytetar
  • Anglisht
  • Shqip
  • Spanjisht/Gjermanisht (nga klasa e 7)
  • Shkencat e Jetës dhe të Tokës
  • Fizikë-Kimi
  • Teknologji (Shkenca Digjitale)
  • Edukim Fizik
  • Arte Vizuale
  • Edukim Muzikor

Diploma Kombëtare "Brevet"

Kater provime të shkruara:
  • Frëngjisht: 3 orë
  • Matematikë: 2 orë
  • Histori dhe Gjeografi : 2 orë
  • Shkencë: 1 orë

Kalimi i provimit të “Brevet” varet nga pikat e fituara gjatë vitit (vlerësimi i vazhdueshëm) dhe provimet finale.

Një provim me gojë:
  • prezantimi i një projekti të realizuar në historinë e arteve ose si pjesë e një EPI (Mësim Praktik Ndërdisiplinor)
  • i pasuar nga një intervistë individuale prej 15 minutash: