Modeli arsimor

Shkolla jonë ofron një arsimim plotësisht të barasvlershëm me atë në Francë, i garantuar nga mësues të kualifikuar nga Ministria Franceze e Arsimit. Për më tepër, kurrikula e EFIP është pasuruar për t’u ofruar nxënësve një arsimim cilësor shumëgjuhësh. Në të gjitha nivelet, nxënësit mësojnë si anglisht ashtu edhe shqip.

KOPSHT

MOSHA: 3 deri në 5 vjeç

Kopsht / Kopsht /

Parashkollor

SHKOLLA FILLORE

MOSHA: 6 deri në 10 vjeç

Klasa e pare / Klasa e 2-të / Klasa e 3-të /

Klasa e 4-të / Klasa e 5-të

SHKOLLA E MESME E ULËT

MOSHA: 11 deri në 14 vjeç

Klasa e 6-të / Klasa e 7-të /

Klasa e 8-të /Klasa e 9-të

SHKOLLA E MESME E LARTË

Mosha: 15 deri në 17 vjeç

Klasa e 10-të / Klasa e 11-të /

Klasa e 12-të

Mjedis ndërkombëtar

Shkolla është e hapur për fëmijë të të gjitha kombësive, pavarësisht nga gjuha e tyre amtare. Ky mjedis shumë ndërkombëtar i ndihmon nxënësit të ndërgjegjësohen për botën dhe larminë e saj. Një mësues i “Frëngjishtes si Gjuhë e Huaj (FLE)” i mbështet fëmijët jofrancofonë në të gjitha lëndët.

Qasje pedagogjike inovative

EFIP u ofron nxënësve të saj një arsimim që kombinon “më të mirën nga të dyja botët”, pra një mësimdhënie në stilin francez të ndërthurur me përparësitë e një edukimi ndërkombëtar. Mësuesit tanë përdorin metoda të bazuara në personalizim dhe pedagogji aktive.

Arsimim shumëgjuhësh

Gjuha angleze dhe ajo shqipe mësohen që nga çerdhja në Shkollën Franceze – EFIP. Përveç 16 orëve në gjuhën frënge, ofrohen dy opsione gjuhësore: 7 orë në javë në anglisht dhe 3 orë në shqip, ose anasjelltas. Kjo përfshin edhe mësimin e lëndëve të tjera, si p.sh. matematika (pjesërisht), në gjuhën angleze ose shqipe.